Sali Berisha: “Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptar, bashkëkombës të mi kudo që jeni. Sonte ne të gjithë së bashku po presim me kënaqësi çastin e ndërrimit të viteve. Ne të gjithë po presim me padurim që me dashuri, mirësi, respekt të urojmë me gjithë zemër njëri-tjetrin. Prandaj edhe unë dua të bashkoj me miqtë, familjarë, të njohurit dhe të dashurit tuaj urimin tim më të sinqertë më miqësor për secilin prej jush kudo që festoni sonte, në vatrat tuaja familjare, restorante, klube, me miqtë dhe të dashurit, në Shqipëri ose jashtë saj. Në detyrë, në spitale në vuajte dënimi, apo në udhëtime. Gëzuar vitin e ri 2009! Le të sjellë ky vit shëndet mbarësi dhe suksese. Për ju, familjet tuaja dhe për të gjithë ata që ju do zemra. Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptar përpara se akrepat e orës të na njoftojnë ndërrimin e viteve, ju ftojmë të bëjmë bashkërisht vlerësimin e vitit që lamë pas. Unë jam i bindur se pavarësisht nga dertet, lëndimet, apo fatkeqësitë e pamerituara që mund të na kenë rënë. Kemi 1001 arsye të ndahemi nga viti 2008me ndjenjat më miqësore, me mirënjohjen më të thellë ndaj tij. Viti 2008 për shqiptarët ishte viti ynë, sepse këtë vit në shndërruam në realitet ëndrrën e madhe kombëtare të pavarësisë së Kosovës. Ndaj dhe gjithmonë do ta mbajmë mend dhe nderojmë atë si vitin e lirisë dhe dinjitetin tonë kombëtar. Ky është viti në të cilin shqiptarët ia dolën pas një sage të zgjatur sakrificash mbi njerëzore. Të këndojnë së fundi edhe ata në shtëpitë dhe trojet e tyre këngën e lirisë, zoti i bekoftë shqiptarët. Viti 2008 është vit historik dhe i bekuar për shqiptarët, më 3 prill të këtij viti në samitin e Bukureshtit ne morëm ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kështu ne sosëm rrugëtimin e nisur drejt perëndimit shekuj më parë nga princi ynë legjendar Skënderbeu, dhe pas shekujsh pushtimesh të rënda, diktaturash të egra mbërritën në destinacionin tonë. Shqipëria u kthye në gjirin e familjes së kombeve që u përket viti 2008. Është mik i vërtetë dhe i çmuar për çdo shqiptar, sepse ai u çel me një konsensus të gjerë për reformat e mëdha kushtetuese ligjore që vendosën pushtetin legjislativ, gjyqësor, presidencën, ekzekutivin, sistemin zgjedhor në baza të reja kushtetuese dhe ligjore moderne. Dëshmi madhore këto, e maturitetit të padiskutueshëm të demokracisë shqiptare. Por po këtë vit në shqiptarët u ndamë në mënyrë të qytetëruar dhe ligjore nga krimet e barbarisë së sistemit komunist totalitar për të ecur të sigurtë drejt paqes sociale që meritojmë. Viti 2008 ishte viti i kurorëzimit me sukses të plotë të reformave ekonomike, revolucionit fiskal i suksesit të luftës kundër korrupsionit. Këtë vit Shqipëria zuri vendin e dytë në suksesin e reformave ekonomike. U rendnit ndër 10 vendet më të suksesshme të planetit në luftën kundër korrupsionit. …/tvklan.al