Sezoni i festave nisi zyrtarisht në Tiranë, me ndezjen e pemës së krishtlindjeve.

Në ceremoninë e ndezjes së pemës në qendër të kryeqytetit morri pjesë edhe kryebashkiaku Edi Rama i cili tha se gjatë ditëve në vijim, Tiranës nuk do ti mungojnë aktivitete të tilla.

Edi Rama: “Inauguruam vigjiljen e festave të fundvitit duke e ndezur pemën e vitit të ri dhe duke hapur kështu festimet që sigurisht do të arrijnë kulmin e tyre me natën e vitit të ri dhe me gjitha aktivitetet që ne por organizojmë. Por që gjatë gjithë këtyre ditëve do të paraprihen nga aktivitete të tjera më të vogla, me modeste për të çuar kudo frymën e festës.”

Krahas zbukurimeve të tjera, ashtu siç shihet nga pamjet edhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit, kryeministria e të tjera institucione janë ndriçuar për festat e fundvitit./tvklan.al