Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Shpëtim Rroqi ka vijuar fushatën e tij në rrethin e Fierit. Zoti Rroqi ka zhvilluar takime elektorale në komunën Ruzhdije dhe Kuman. Ai u ka kërkuar kandidateve për kryetar komune dhe simpatizantëve të tij, që ditët e mbetura të fushatës duhet të shkohet shtëpi më shtëpi e derë më derë për takime me votuesit, duke kërkuar votën për këtë zonë. Shpëtim Rroqi ka siguruar banorët e kësaj zonë se me fitoren e kandidatit të tyre Xhevahirit, fiton gjithë kjo zonë dhe Partia e Ballit Kombëtar./tvklan.al