novruziNuk janë relikë të zakonshme, janë objekte, sende, veshje personale të personaliteteve që kanë lënë gjurmën e tyre në kujtesën e çdo shqiptari. I zoti i këtyre copëzave të historisë tonë është poeti, studiuesi, Novruz Shehu.

Për të mbërritur deri në këtë ekspozitë, e para në llojin e saj, Novruzit i janë dashur kilometra rrugë dhe orë bisedash me shkrimtarë, aktorë, valltarë, piktorë, sportistë e muzikantë.

Mes kujtimesh, ai të cilin sjell ndërmend të parin është ai me At Zef Pllumin.

Objekte si mjet peshkimi i Kadri Roshit, gërsheti i Lili Cingut, ora e Violeta Manushit, fustani i Margarita Xhepës veshur në filmin “Koncert 1936”, kravata e Havzi Nelës, partitura të Tish Daias apo Çesk Zadejës janë vetëm disa nga sendet personale që Novruz Shehu i zbulon për sytë e publikut.

Ekspozita e relikëve që më shumë se për vitet na flasin për vlera do të qëndrojë e hapur deri në 23 Mars në Muzeun Kombëtar.