Marash Kumbulla bëri debutimin e tij në La Liga, me fanellën e Espanyol-it. Mbrojtësi shqiptar luajti titullar, në takimin që skuadra e tij humbi 0-1 ndaj Real Sociedad.
Pavarësisht humbjes së Espanyol-it, Kumbulla ishte një nga më të spikaturit në fushë për katalanasit.
Shqiptari tregoi një paraqitje shumë të mirë dhe pas ndeshjes, ishte një nga më të vlerësuarit, me notë të lartë.
24-vjeçari u bashkua me skuadrën spanjolle në merkaton e kësaj vere nga skuadra e Romës, në huazim për një sezon.
Për lojtarin kuqezi, kjo është aventura e parë jashtë Italisë, aty ku ka luajtur gjithashtu me skuadra si Hellas Verona dhe Sassuolo, përveç Romës.
Aventura në La Liga, ka nisur shumë mirë për Kumbullën, që shpreson të vazhdojë kështu dhe të arrijë formën e dikurshme. /tvklan.al