Tre persona janë arrestuar në Vlorë, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kundërshtuan policinë dy ditë më parë gjatë kontrolleve për lëndë narkotike.
Kështu, në prangat e policisë ranë I.D. shqiptar banues në Itali, M.B. maroken banues në Itali dhe M.M. shtetas italian banues në Itali.
Në lidhje me këtë ngjarje janë identifikuar dhe 3 persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim. Ata janë
A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali, S. P., lindur dhe banues në Sarandë dhe A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali.
/tvklan.al