Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në tregun valutor të Tiranës, këtë javë monedha amerikane ka pësuar një rritje të ndjeshme. Dje u shënua piku i tij, ku një dollar shkëmbehej me 146.2 lekë. Kështu mbyllja e bursës këtë fundjavë i ka dhënë një goditje monedhave europiane. Një dollar është i barabartë me 0.88 euro. Gjatë këtij viti vlera e euros nuk ka arritur të barazohet me dollarin.

Marka gjermane nga 66.2 që ishin në fillim jave, arritën të mbyllen me 65.9. Sot lireta italiane blihet me 66.4 lekë, dhrahmia greke 37.7 lekë dhe franga zvicerane 83.2 lekë. Kështu kjo javë u mbyll me kryesimin e dollarit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti