Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është dhe kandidat për kryeministër nga kjo forcë politike ka publikuar sot në mbrëmje programin me të cilin do u kërkojë votat qytetarëve.
Kurti tha se prioritet do të jetë lufta kundër pandemisë, e shtoi se partia e tij ka një eksperiencë pozitive në menaxhimin e kësaj krizë gjatë kohës që ishte në pushtet.
“Dimë më shumë dhe padyshim mundim më shumë. Mbi të gjitha dimë se çka është gabim dhe s’duhet ndjekur më tej. Shërimi dhe kurimi i sëmundjeve s’kanë alternativë andaj duhet krijuar kushtet. Masat e veprimit të menjëhershëm do të jenë: vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimit të qëndrueshëm të barnave dhe testeve, trajnimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor, komunikim transparent dhe i dendur me qytetarë”, tha ai.
Më tek kreu i Vetëvendosjes tha senjë ndër prioritetet e tjera do të jetë rritja ekonomike.
“Ka rënie të ndjeshme të prodhimit, vende të humbura të punës dhe rritje të numrit të familjeve në që kanë përfunduar në varfëri. Kthimi i normalitet është kryeprioriteti ynë. Përgatitja e të gjithë neve për një mënyrë të re të të bërit biznes”, tha Kurti.
Kurti po ashtu e ka vënë theksin tek gratë, duke thënë do të punësim dhe mbështetje aktive për to./tvklan.al