Superliga shqiptare zhvilloi takimet e javës së 19-të të saj. Rezultate interesante duke shkaktuar ndryshime të shumta në renditjen e përgjithshme. Për herë të fundit për këtë vit, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e formacionit dhe trajnerit më të mirë për javën e 19-të.
Në një skemë 4-3-3, teknikët kanë zbuluar edhe futbollistët të cilën lanë gjurmë në 5 takime. Në portë qëndron gardiani i skuadrës së Teutës, Angelo Tafas. Performanca e mirë ndaj Bylisit ka kurorëzuar portierin e durrsakëve si më të mirin.
Mbrojtja përbëhet nga Bledar Lila (AF Elbasani), Andi Janjeva (FK Partizani), Naser Aliji (Dinamo City) dhe Fabjan Përndreca (FK Bylis). 3 lojtarët e përzgjedhur në mesfushë janë: Isi Manellari (KF Laçi), Kristi Qose (AF Elbasani), Arinaldo Rrapaj (FK Partizani). Amadou Traore i Laçit qëndron në majën e sulmit, teksa në krahë e shoqërojnë William Cordeiro Melo (KF Laçi) dhe Tiago Nani (Dinamo City).
Trajneri i javës është përzgjedhur Francesco Moreiro i ekipit të Laçit. Fitorja ndaj Tiranës mbi të gjitha me përmbysje ka qënë falë edhe impenjimit të teknikut në stolin e kurbinasve, duke bërë disa zëvendësime dhe i ndryshuar rrjedhën këtij 90 minutëshi.
Klan News