Java e 18-të e Superligës u mbyll me dy përballje tejet interesante. Teuta triumfoi 2-1 në shtëpi ndaj Egnatias, duke i dhënë fund serisë së gjatë pa fitore në kampionat.

Durrsakët iu falën golave të Boçit dhe Tomës, për të marrë 3 pikët. Në krahun tjetër, për Egnatian shënoi Bakayoko në minutën e 81-të, ndërsa Zejnullai shpërdoroi një penallti në fund.

Pas kësaj ndeshje, Egnatia zbret në vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e gjashtë me 22 pikë.

Në sfidën tjetër, Skënderbeu dhe Bylis barazuan 2-2 mes tyre. Korçarët i shkuan shumë afër fitores, pas avantazhit 2-0 të arritur, falë golave të Rashicës në minutën e 8-të dhe Bismark në fillimin e pjesës së dytë.

Megjithatë, ballshiotët nuk u dorëzuan dhe bënë surprizën, duke barazuar rezultatin me dy gola të Përgjonit dhe Berkos.

Kjo humbje e lë Skënderbeun në vendin e fundit me 15 pikë, 2 pikë më pak se Bylis që mban vendin e nëntë. /tvklan.al