Lara Colturi arriti podiumin e saj të dytë në Kupën e Botës. Skiatorja e Shqipërisë shkëlqeu në Kranjska Gora të Sllovenisë në garën Slalomit Gjigant, duke lënë pas ermra të njohur si italianen Sofia Goggia apo zviceranen Lara Gut Berhami.

18-vjeçarja ishte vetëm 1 sekondë e 42 të qintat larg fitueses, suedezes Sara Hector. Lara tregoi se mund të arrinte podiumin që në zbritjen e parë ku vendosi kohën e dytë të mirë. Në zbritjen e dytë menaxhoi avantazhin e krijuar.

Më 23 Nëntor, Lara Colturi u rendit e dyta në garën e Slalomit e zhvilluar në Gurgl të Austrisë. Këto parqitje e vendosin të shtatën në klasifikimin e përgjithshëm me 278 pikë.

Tv Klan