Viti 2025 nis me podium për Lara Colturi-n! Skiatorja realizoi një tjetër rezultat të shkëlqyer në Kupën e Botës të Skive Alpine.

Në pistën Kranjska Gora të Sllovenisë, skiatorja që garon për Shqipërinë bëri një zbritje shumë të mirë në Slalomin Gjigand, duke realizuar kohën e dytë më të mirë, pas kampiones olimpike, suedezes Sara Hektor.

Në vend të tretë doli neozelandezja Elis Robinson. Suedezja realizoi kohën 1 min 54 sekonda e 86, ndërsa Kolturi 1 min 56 sekonda 38.

Për 18-vjeçaren ky është podiumi i dytë në karrierë, pasi në Gurgl të Austrisë, doli e dyta.

Lara e arriti podiumin që në zbritjen e pare ku vendosi kohën e dytë më të mirë.

18-vjeçarja pas një viti tregoi se është kompetitive edhe në Slalomin gjigand, duke lënë pas skiatore si Gut, Stjerne-sund, Dvornik, Rast e Hurt.

Më 23 Nëntor Lara Colturi u rendit e dyta në garën e Slalomit te zhvilluar në Gurgl të Austrisë.

Klan News