“Djajtë e Kuq” bëjnë përparim në garën për të mposhtur Real Madridin për shërbimet e talentit të mbrojtjes.

18-vjeçari Leny Yoro ka rënë në sy si një nga talentet më të mirë të kontinentit që kur u shfaq në Lille dhe është vënë në dispozicion për tu larguar nga skuadra franceze përpara skadimit të kontratës sezonin e ardhshëm.

Mediat angelsze dhe ato franceze shkruan dje për një marrëveshje midis Manchester United dhe Lille për një transferim prej 52 milionë stërlinash.  “The Athletic” raporton se Yoro po fluturon në Angli për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Kushtet personale janë pothuajse të finalizuara, pasi Yoro pranoi të hiqte dorë nga plani i mëparshëm për t’iu bashkuar Real Madridit.

Los Blancos nga mediat spanjolle janë përfolur si ekipi kryeso për të nënshkruar me qendërmbrojtësin, por nuk e kanë përmbushur ofertën e kërkuar nga Lille dhe shpresonin të nënshkruanin me Yoro në verën e 2025 si një transferim i lirë pasi t’i përfundonte kontrata.

Për të mos e humbur si transferim të lirë verën e ardhshme, ekipi i Lille pranoi milionat Manchester dhe thuhet se ka inkurajuar talentin francez të pranojë të bëhet pjesë e “Djajve të Kuq”. Marrëveshja për Leny Yoro me Lille dhe Manchester United ende nuk është bërë zyrtare.

Yoro bëri debutimin e tij në moshën 16-vjeçare dhe tashmë ka bërë 60 paraqitje me ekipin që përfundoi i katërti në ligën e parë franceze sezonin e kaluar. Liverpool dhe Paris Saint-Germain gjithashtu kanë qenë të lidhur me një transferim të mundshëm.

Për sa i përket United, pas dëmtimit të Harry Maguire dhe probleme të shfaqura vitin e kaluar, mësohet se ende po synojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes. Objektiva përfliten se janë Matthijs de Ligt dhe Jarrad Branthwaite, por përpara se të bëhen oferta për ta janë duhen parë të ardhurat e siguruara nga shitjet.

/tvklan.al