Franca ka humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi Dayot Upamecano, nuk do të jetë pjesë e grumbullimit për “gjelat”, për shkak dëmtimi.

Lojtari la fushën para kohe në barazimin 3-3 të Bayern Munich ndaj Eintracht Frankfurt. Bëhet fjalë për një dëmtim në kofshën e djathtë, që do e lërë Upamecano-n jashtë për disa javë.

Kështu, ai nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Francës, ndaj Izraelit dhe Belgjikës, në Ligën e Kombeve.

Në vendin e tij, trajnerit Didier Deschamps ka vendosur të marrë mbrojtësin e Sevilla-s, Lioc Bade. /tvklan.al