Italia duket e pandalshme në Ligën e Kombeve. Kombëtarja “axure” triumfoi minimalisht ndaj Belgjikës, duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale.

Italia iu fal golit të shënuar nga Tonali, për të marrë fitoren dhe për të ruajtur vendin e parë me 13 pikë. Belgjika renditet në vendin e tretë me 4 pikë.

Në takimin tjetër, Franca zhgënjeu ndaj Izraelit, duke barazuar pa gola, por pavarë3sisht kësaj “gjelat” siguruan kualifikimin në çerekfinale, pasi mban vendin e dytë me 10 pikë.

Sfida e radhës do të jetë mes Italisë dhe Francës, ku do të vendoset edhe skuadra e vendit të parë.

Në Ligën B, Anglia triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Greqisë, ndërsa Maqedonia e Veriut fitoi minimalisht ndaj Letonisë. /tvklan.al