Pas të shtënave me armë që i morën jetën 11 personave përfshirë vetë autorin në qytetin suedez Orebro, qeveria vendos për shtrëngimin e rregullave për mbajtjen e armëve.
Qeveria ka rënë dakord me mbështetësit e saj të ekstremit të djathtë në parlament për të forcuar procesin e verifikimit për personat që aplikojnë për të patur leje për mbajtjen e armëve dhe për të shtrënguar rregullat për mbajtjen e disa armëve specifike.
Do të ketë një bashkëpunim më të madh midis policisë dhe Bordit Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies në lidhje me individët që nuk duhet të lejohen të zotërojnë armë për arsye mjekësore.
“Ne duhet të sigurohemi që vetëm njerëzit e duhur të kenë armë në Suedi”, u tha gazetarëve Kryeministri Ulf Kristersson gjatë një vizite në Letoni.
Ngjarja e fundit ka ngritur gjithashtu pyetje nëse siguria në shkollat e Suedisë është në nivelin e duhur. Ndryshe nga shumë vende të tjera, shkollat përgjithësisht shihen si hapësira gjysmë publike dhe nuk ka rregulla të rrepta për hyrjen ose daljen e personave.
Klan News