Te Roma po bëhen gati për një revolucion në merkaton e verës dhe gjithçka duket se do të fillojë nga trajneri.
“La Gazzetta dello Sport”, raporton se dëshira e madhe e drejtuesve verdhekuq për stolin, është Carlo Ancelotti.
Tekniku italian, ka një kontratë deri në vitin 2026, por zërat për një largim të mundshëm në fund të sezonit, janë të shumtë. Te Roma shpresojnë që Ancelotti të largohet nga Reali dhe do të tentojnë ta afrojnë me çdo kusht.
Roma ka dy kandidatë për stolin, Massimilano Allegri-n dhe Ancelotti-n, me këtë të fundit që duket favorit. /tvklan.al