Konferenca e Tiranës ka mbledhur të rinjtë e Lëvizjes Rinore Socialiste në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, ku kanë prezantuar vizionin e tyre për të ardhmen e këtij subjekti. Mes nxënësve nga gjimnazet dhe student nga universitetet e kryeqytetit, ishin të pranishëm dhe anëtarë të LRI-së nga rrethet, duke i dhënë më tepër ngjyrim këtij takimi.
E ashtu sikurse mendojë nuk kishte si të mungonte dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili në fjalën përshëndetëse theksoji rëndësinë e të rinjve për të ardhmen e vendit.
Ilir Meta: “Unë jam i bindur se ju deri më tani do tregoni jo vetëm që jeni forca më e madhe që ndodhet në vend, por njëkohësisht ju do të tregoni në zgjedhjet e vitit 2009 që do të jeni një nga faktorët kryesorë që do të drejtojë Shqipërinë e paqtë 2009-ës”.
Takimi ka vijuar me prezantimin e komponentëve kryesorë të LRI-së të cilët ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tjerë përfaqësojnë një brez të rinjsh që tentojnë të kontribuojnë në vendin e tyre përmes politikës./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj
Operator: Gentian Koçi