Sokol Dervishaj: “Vendimi i djeshëm apo mënyra se si u operua dje, i anashkalojë të gjitha detyrimet ligjore që duhet të ushtrojë këshilli, i anashkalojë të gjitha përgjegjësitë që ne kemi përpara qytetarëve që na kanë votuar dhe na kanë çuar në atë sallë, anashkalojë të gjitha përgjegjësitë që ne kemi në raport me ligjin për të komunikuar me qytetarët në vendimmarrje të natyrës kaq të rëndësishme sikurse është dhënia me koncesion e dy prej ambienteve publike më të rëndësishme të qytetit të Tiranës, për të ndërtuar parkingje nëntokësore. Pra këshilli dje ka shkelur ligjin në mënyrën se si e ka trajtuar këtë çështje”./tvklan.al