Institucionet ngrenë flamurin Kuq e Zi

Festa e 28 Nëntorit në Luginën e Preshevës duket simbolike. Njerëzit urojnë njeri-tjetrin dhe në disa vende dëgjohet muzikë patriotike. Në institucione është vënë flamuri Kuq e Zi. Serbia e ndalon me ligj përdorimin e simboleve të shteteve të tjera dhe zakonisht pasojnë gjobat.

Deputeti Shaip Kamberi, thotë se shqiptarët kurrë nuk do të heqin dorë nga flamuri kombëtar. Ai vendosi në foltoren e Kuvendit të Serbisë flamurin duke kërkuar zgjidhje. Obligimin kombëtarë thotë se e çoi në vend, tani me grupin e tij do të kërkoj ndryshimin e ligjit.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar, ka proces gjyqësor për vitet e shkuara pasi ka vënë flamurin në godinë. Serbia do të pranonte një flamur të ndryshuar që do të lidhej vetëm me shqiptarët e Serbisë.  

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka vendosur flamurin në zyrën e tij. Thotë se kjo është pak për ta shënuar këtë ditë pasi për festë ka penguar pandemia. Flamuri është vendosur edhe në godinën e komunës së Preshevës pavarësisht problemeve.

Tv Klan