Pavarësisht largimit, trajneri i PSG-së, Luis Enrique nuk i kursen fjalët e mirë për Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez, u largua nga parisienët në verë, për të kaluar te Real Madrid në Spanjë.
Duke folur për këtë, Enrique, tha se Mbappe ishte një njeri i jashtëzakonshëm, diçka e rrallë për një futbollist të atij niveli. Megjithatë, ai thotë se ndjen keqardhje që sulmuesi shkoi te Real Madrid.
“Në rastin e Mbappe, unë takova dhe njoha një lojtar të madh. Ishte një njeri i jashtëzakonshëm, diçka e rrallë për lojtarët e këtij niveli. Nga ana njerëzore ishte i dashur. Mbappe është një lojtar i madh. Sa keq që shkoi te Real Madrid, veçanërisht për ne. Është pjesë e futbollit dhe unë nuk kam për çfarë ta kritikoj. Shpresoj që atij t’i shkojë çdo gjë shumë mirë. Nuk kam për çfarë ta qortoj. Ai ka qenë gjithmonë i sjellshëm dhe i respektueshëm.”, deklaroi Enrique.
Mbappe kaloi te Real Madrid me parametra zero në verë, pasi i përfundoi kontrata me PSG-në, skuadër ku në sezonet e fundit kishte probleme të shumta. /tvklan.al