Prej vitesh, atletja Luiza Gega po jeton një histori dashuri me trajnerin e saj, Taulant Stërmasi. Edhe pse e mbajnë lidhjen e tyre hermetike, marrëdhënia e tyre është konsoliduar shumë dhe sukseset që kanë arritur kanë qenë të njëpasnjëshme dhe pa dyshim që me talentin e saj dhe udhëzimet e trajnerit u shndërrua në një kampione.
Por, cilat janë planet e tyre për të ardhmen? E ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Luiza ka folur për martesën dhe për t’u bërë nënë.
Mabel: A të thotë mami kur do martohesh se ngele duke vrapuar?
Luiza: Me ka thënë, por nuk janë aq të shpejtë sa unë edhe nuk më kapin dot. I them mamit duhet të vrapojnë më shpejt se mua.
Mabel: Po ti kur do bëhesh mami?
Luiza: Unë këtë vit kam vendosur të kap disa objektiva, por kam shumë qef të bëhem mami.
/tvklan.al