Ish-futbollisti dhe modeli Lumbardh Salihu ishte sonte i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në një rrëfim ekskluziv mbi jetën e tij.
Ai e la Prishtinën bashkë me familjen në moshën 11-vjeçare për të nisur një jetë të re në kryeqytetin austriak, Vjenë.
Duke folur për largimin nga Kosova dhe jetën në Austri Lumbardhi rrëfeu: “Kur ika nga Kosova isha 11 vjeç. Në Vjenë u shkolluam. Studiova për Administrim Biznesi. Ne kemi biznese private dhe unë jam më i madhi. Mendova se do ketë pritshmëri për mua dhe thashë t’i hap rrugë vetes. Në Zvicër kam punuar si rekrutues IT. Më mirë se në vendin tënd nuk ndihesh askund. Në aspektin e punës Evropa është më lart, por në Shqipëri vendi po zhvillohet shumë. Gjëja që më pëlqen më shumë në Vjenë që nuk e ka Kosova është arkitektura. Por, më mirë se në vendin tënd nuk ka. Kosova ka natyrën, është vendi im. Vendi im i preferuar është Vitia, ku jetojnë gjyshërit e mi. Shqipëria ka bregdetin më të mirë në botë.“/tvklan.al