Lumbardh Salihun e kemi parë të fitojë çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, por sa i pasur është ai?
Ku tjetër mund t’i bëhej kjo pyetjeve përveç fëmijëve të vegjël në “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Lumbardhi tha se nuk e ndjen veten të pasur me lekë, por në aspekte të tjera të jetës së tij.
Amber: Tani që je bërë fitues, a je bërë i pasur?
Lumbardhi: Kush ta ka thënë me bërë këtë pyetje? Mendoj që i pasur je në qoftë se e dëgjon babin, e dëgjon nënën, e kryen një shkollë të mirë dhe ia nis me një punë të mirë si doktor, dikush ka qejf të bëhet futbollist, dikush ka qejf të bëhet avokat dhe vjen tani edhe leku. Unë nuk e ndjej veten të pasur me lekë, por siç është situata, është mirë./tvklan.al