Në Maqedoninë e Veriut u zhvillua këtë të Mërkurë, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Gati gjysma e rreth 1.8 milionë maqedonasve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja ishte më shumë se 5% më e lartë krahasuar me presidencialet e 5 viteve më parë, që për të parën herë u zhvilluan me votim popullor, që për të parën herë u zhvilluan para 5 vitesh.
Kutitë e votimit u hapën në 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00, ndërsa pritet nisja e procesit të numërimit.
Në garë janë 7 kandidatë, mes të cilëve presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe Gordana Davkova që përfaqëson opozitën maqedonase, që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE.
Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë. Bëhet fjalë për ministrin aktual të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që mbështet nga Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit, i cili mbështet nga koalicion VLEN.
Kandidati Osmani tha se këto votime janë tejet të rëndësishme pasi do të vendoset për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, që sipas tij, rrezikohet nga ndikimi rus.
Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve procesi në përgjithësi ka shkuar mirë, përveç disa probleme te vogla, si fotografimi i votës apo mosnisja e votimit në disa qendra në Kumanovë. Fitues zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave, me kusht që në zgjedhje të dalin mbi 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Sipas të gjitha gjasave do të ketë një raund të dytë votimi më 8 Maj, ku në balotazh do të dalin dy kandidatët që rezultojnë më me shumë vota.
Tv Klan