Ashtu siç pritej, ushtria maqedonase ka filluar një ofensivë ndaj UÇK-së në Maqedoni. Objektivi i ofensivës maqedonase është një zonë afër një fshati verior ku dy ushtarë maqedonas u vranë dhe një tjetër u rrëmbye të enjten. Ministria Maqedonase e Mbrojtjes tha se operacioni synon të largojë luftëtarët shqiptarë në afërsi me kufirin me Kosovën.

Helikopterët maqedonas dhe artileria morën pjesë në këtë ofensivë. Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë predha mortajash që kishin shpërthyer në fshat. Por, dhe luftëtarët shqiptarë u janë përgjigjur zjarrit duke qëlluar me mortaja nga pozicionet e tyre. Nuk ka njoftime për viktima. Më parë Ministria e Brendshme Maqedonase kishte urdhëruar evakuimin e fshatit dhe largimin e banorëve nga zona./tvklan.al