Marrëveshja me Shqipërinë, për Kryeministren italiane Giorgia Meloni është zgjidhja e vetme që funksionon për të shkurajuar emigracionin e paligjshëm.
Kjo marrëveshje u prish punë edhe trafikantëve të qenieve njerëzore, të cilët siç tha në një intervistë në televizionin publik italian Rai1, e kanë kërcënuar me jetë për këtë.
“Nëse ti emigrant i paligjshëm që paguan skafistët për të ardhur në Itali, dhe me këtë marrëveshje gjendesh jashtë kufijve europianë, kjo është pengesa më e madhe që mund të të vendosim. Dhe për të parën herë kam marrë kërcënime me hetë nga trafikantët e qenieve njerëzore”.
Sulmet që i bëhen kësaj marrëveshjeje nga opozita italiane, i konsideron thjesht politike.
“Partia Demokratike po kërkon të ndëshkojë italianët, pse nuk votuan për të”.
Kritikoi edhe apelimin nga Gjykata e Bolonjës në Gjykatën Europiane të Drejtësisë të dekretit të qeverisë italiane të 21 Tetorit që heq barrierat e zbatimit të marrëveshjes.
“Argumentimi i Gjykatës së Bolonjës i ngjan më tepër një fletushke propagandistike, sesa një argumentimi ligjor”.
Sipas Gjykatës së Bolonjës, dekreti i 21 Tetorit që shpalli 19 vende të sigurta origjine për t’i hapur rrugë zbatimit të marrëveshjes me Shqipërinë, pak ditë pasi Gjykata e Romës ktheu menjëherë në Itali 12 emigrantët e ardhur në Gjadër nga Egjipti e Bangladeshi me argumentimin se vinin nga vende jo të sigurta origjine bie ndesh me ligjet europiane.
Tv Klan