Edhe pse OBSH e ka deklaruar në nivelin 6 të shkallën së pandemisë, vendi ynë nuk do të ndërroj planin e masave të ndërmarra deri më sot për përballimin e situatës nëse prekemi nga virusi H1N1. Ky vendim u mor nga komiteti i pandemisë i cili u mblodh në selinë e OBSH-së në Tiranë. Përfaqësuesi i kësaj zyre, në vendin tonë deklaroi se nuk ka vend për panik dhe ndryshim të planit të masave, deri në momentin që në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur.
Anshu Banerje: “Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur nga virusi H1N1. Ne do të vlerësojmë situatën , për momentin ne duhet të monitorojmë çfarë po ndodh në vend dhe sigurish që ISHP ka një rol kryesor që të bashkëpunojë me spitalet për të parë nëse ka ndonjë rast. Ndërkohë duhet të përgatitemi për rast që mund të vijnë në Shqipëri nga vende të tjera. Eksperienca dhe ajo që kemi mësuar është që virusi do të qarkullojë për një periudhë 2-3 vjeçare”.
Drejtori i Shëndetit Publik, u shpreh se shumë shpejt pritet të nis prodhimi i vaksinës kundër këtij virusi, ndërsa ministria po rrit stokun e medikamenteve antiviral.
Alban Ylli: “Do të vazhdojë përgatitjet e saj për pandeminë bazuar në profilin specifik që ka situata shqiptare. Kompanitë farmaceutike për rreth 2 javë o diçka më tepër mundet të përfundojnë prodhimin vaksinës gripit sezonal dhe pastaj do fillojnë të merren dhe me virusin e pandemisë, pra virusin e ri H1N1. Ministria e Shëndetësisë është duke bërë të gjitha përpjekjet për të rritur stokun qoftë të trajtimit, të antiviralit …, qoftë vaksinës”.
Aktualisht Ministria e Shëndetësisë ka hartuar strategjinë e veprimit për mbrojtjen e popullatës nga pandemia e gripit A H1N1./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami