Prezantuesja e formatit të njohur ‘Love Island’ Maya Jama dhe Stormzy kanë realizuar një udhëtim së bashku në Paris.

Çifti ndezi thashethemet se ata ishin fejuar pas momenteve romantike që ata ndanë për fansat e tyre. Madje kishte edhe ata dashamirës që shkuan më larg me komentet e tyre dhe thonë se dyshja mund të bëhen së shpejti prindër.

Megjithatë, këto janë thjesht thashetheme dhe asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga vetë ata. Disa media britanike thonë se çifti i njohur ndodhen në kryeqytetin francez edhe për një event të  markës së njohur Louis Vuitton.

Prezantuesja e ‘Love Island’ dhe artisti fillimisht u lidhën nga 2014 deri në 2019. Megjithatë, dy vite më vonë, fansat u shokuan kur të dy u ndanë papritmas, por në gusht 2023, çifti u ribashkua dhe kjo u konfirmua kur paparacët i fotografuan së bashku gjatë pushimeve të tyre në Greqi.

Klan News