Besimtarë të shumtë mbushin Katerdalen e Shën Palit në kryeqytet

Besimtarët katolikë mbajnë mbrëmjen e sotme në të gjithë botën meshën e shenjtë të vigjiljes së Pashkës. Edhe në Katerdalen e Shën Palit në kryeqytet është duke u zhvilluar ceremonia nën drejtimin e kryeipeshkvit të kryedioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.

Pashka është ngjarja më e rëndësishme e besimit të krishterë. Ajo simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit dhe ringjalljen e tij duke marrë përsipër mëkatet e botës.

Simbol i kësaj feste janë vezët e kuqe dhe buka e pashkëve./tvklan.al