Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkën, të mbledhur mes njerëzve të tyre të dashur dhe duke shkëmbyer urime për më shumë paqe e dashuri mes njerëzve.

Në drekën e të dielës, familjet mblidhen për të festuar me ushqimet më të mira.

Pashka është festa më e madhe e krishtërimit dhe simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit të tij. Në kujtim të birit të Zotit, i cili për 40 ditë qëndroi pa ngrënë e pa pirë, besimtarët po kaq ditë kufizohen në ngrënien e disa ushqimeve.


URIMET NGA POLITIKA


Kryeministri Edi Rama:Me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët”.


Presidenti Bajram Begaj: Për shumë mot Pashkën, të dashur besimtarë katolikë e ungjillorë! Në këtë ditë të bekuar, le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë. Gëzuar, dhe qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë!


Ministri i Jashtëm Igli Hasani: Urime për Pashkë të lumtur dhe të bekuar të gjithë atyre që festojnë! Kjo ditë e shenjtë le të na frymëzojë të gjithëve për shpresë, forcë e fillime të reja.


/tvklan.al