Imzot Arjan Dodaj: E ardhmja u takon të rinjve dhe guximtarëve
Besimtarë të shumtë katolikë u mblodhën në Katedralen e Shën Palit për të ndjekur meshën e së dielës së Pashkës.
Imzot Arjan Dodaj drejtoi ceremoninë e shenjtë, ku nuk munguan mesazhet në këtë ditë të rendësishme të kalendarit kristian.
“Të mundim dyshimin, mosbesimin, përçarjen, distancën që është mbjellë në këtë kohë, e ku së bashku angazhohemi për një perspektivë të re që është perspektivë e shpresës, para së gjithash për të rinjtë që të mund të guxojnë të marrin në dorë Shqipërinë”.
Në ditën e ringjalljes së bariut të tyre shpirtëror, edhe besimtarët dërguan lutje e urime.
Mesha e Pashkës u mbajt edhe në Shkodër.
Besimtarë të shumtë u mblodhën edhe në katedralen “Shën Nikollës” në Lezhë.
Mesha që simbolizon ngjalljen e Krishtit u mbajt edhe në Durrës dhe në Lushnje dhe Gjirokastër.
Festa e Pashkëve simbolizon triumfin e jetës mbi vdekjen. Ajo u përmbyll me një drekë në të gjitha familjet e besimtarëve. Veza dhe buka e Pashkës është tradita për këtë festë.
Tv Klan