Veliaj: Aktivitete te tilla, epiqendër e teknologjisë e inovacionit
Ka nisur në Tiranë “Festivali Digjital Nomad”, një event që do të bëjë bashkë ekspertë dixhitalë nga vende të ndryshme të botës për të ndarë përvojat e tyre. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u shpreh i lumtur që kryeqyteti shqiptar më në fund po bën një kapërcim të madh drejt teknologjisë dhe novacionit.
“7 vite më përpara kur ne filluam menaxhimin e këtij qyteti askush nuk mund ta mendonte që Tirana mund të ishte ku shok si Grandi apo të tjerë që na janë bashkuar rrugës, do e shikonin si hapësirën e një nomadizmi dixhital. Pra një hapësirë ku ti vjen me kompjuterin tënd, me rrjetin tënd, me dijet e tua dhe hedh rrënjë në një komitet që nuk është as vendi yt i lindjes, pra është një vendim sa prej pasionit aq edhe prej vizionit. Sot ka ardhur koha që ne ta menaxhojmë pak këtë energji”,është shprehur Veliaj.
Veliaj tha se është thelbësore përthithja e aktiviteteve të tilla për Tiranën dhe të përqafojmë sa më shumë ide të tilla.
“Festivali Digjital Nomad”, në 3 ditë do të lidhë në mbarë botën, profesionistët, sipërmarrësit, novatorët dhe të gjithë të rinjtë që aktualisht eksplorojnë botën e punës në distancë ose ëndërrojnë për një punë të tillë.
Klan News