Sezoni veror ka përfunduar, por jo sezoni i kroçierave në Durrës. Një e tillë ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në portin e qytetit ku është ankoruar mjeti lundrues ‘Seven Seas Voyager’ me 715 turistë.
Kroçiera ka mbërritur nga porti i Korfuzit në Greqi ndërsa pas Durrësit do të udhëtojë drejt portin të Kotorrit në Mal të Zi. Sipas të dhënave nga autoriteti portual 512 prej turistëve janë amerikanë ndërsa pjesa tjetër janë nga 21 shtete të ndryshme të botës. Veç qytetit bregdetar, turistët kanë ndalesa edhe në qytetin e Tiranës dhe Krujës.
Ky mjet lundrues ka mbërritur edhe më parë në Durrës ndërsa sipas informacioneve nga autoriteti portual deri në këtë periudhë në këtë port janë ankoruar 14 kroçiera dhe 450 jahte duke shënuar një rritje me 20 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Prenotimet për ankorime në Durrës për vitin 2025 kanë nisur që tani dhe sërish parashikohet të ketë një rritje krahasur me vitin 2024.
Klan News