Një 40-vjeçar u arrestua në Portin e Durrësit pasi tentoi që të kalonte në kufi një shumë të konsiderueshme parash që nuk i kishte deklaruar.

Autoritetet sekuestruan 51.220 Euro që 40-vjeçari i kishte fshehur në trup. Sipas policisë ai tentoi që këtë shumë ta nxirrte nga territori i vendit tonë.

Kjo nuk është hera e parë që në portin e Durrësit kapen para që nuk deklarohen dhe tentohen që të hyjnë  apo të nxirren nga vendi ynë.

Klan News