Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona, të akuzuar si anëtarë të një grupi të strukturar kriminal, të drejtuar nga Emiljano Shullazi. Emiljani Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra penale, të kryera në periudhën 2014 – 2016 si më poshtë.

“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku.

 

Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të Mynyr Kone dhe Dhori Kule. 

Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku. 

Grup i strukturuar kriminal, v

eprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”,

sqaron Prokuroria në një njoftim zyrtar të sajin.

Të akuzuarit janë hetuar të gjithë nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, ata akuzohen për disa episode të ndryshme:

1- Nga hetimet rezulton se në periudhën 2014-2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

2- Në Janar 2016, të akuzuarit si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi mjetesh lundrimi në Lushnje. Dy muaj pas kërcënimeve ndaj tij, konkretisht në Mars 2016, pjesëtarët e grupit akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambientet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku.

3 – Në Shkurt 2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë. Të pandehurit akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyese tritol një garazhdi në pronësi të Jani Zaka, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm

4 – Në Prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universitetin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë universitet.

Sa më sipër, sqarohet në njoftim, Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet për veprat penale të mësipërme dhe kërkoi gjykimin e çështjes penale pranë Gjykatës për Krime të Rënda./tvklan.al