Vendimi i Presidentit Donald Trump për “ngrirjen” e ndihmave amerikane për vendet e tjera, ka shkaktuar një sërë reagimesh. Por kjo masë ka një logjikë ekonomike nga mbrapa, të cilën e kupton me një verifikim të thjeshtë të fondeve që janë dhënë nga USAID 4 vitet e fundit vetëm në Ballkanin Perëndimor. Pa llogaritur vendet e tjera në botë… Organizatat joqeveritare (OJQ-të) në vendin tonë kanë marrë plot 189 milion $ për 4 vite!

Shifrat i ka publikuar në rrjetin e tij social “X”, I Dërguari i SHBA-së me Mision të Posaçëm Richard Grenell. Ai shkruan se “amerikanët punëtorë kanë paguar taksa, që politikanët në Uashington t’i shpenzonin pa fre”. Në listën e publikuar prej tij, Kosova mban vendin e parë me 537 milion $ të grumbulluara.


Shpenzimet e USAID për vendet e Ballkanit Perëndimor, periudha (2020-2024)

Kosova: 537 milion dollarë

Bosnje-Hercegovina: 402 milion dollarë

Maqedonia e Veriut: 290 milion dollarë

Serbia: 209 milion dollarë

Shqipëria: 189 milion dollarë

Mali i Zi: 77 milion dollarë


Administrata e Trump e ka akuzuar USAID-in për shpërdorime të rënda fondesh. Nisur nga kjo, është marrë vendimi për pezullimin e aktivitetit të kësaj agjencie.

USAID u krijua në vitin 1961 si një agjenci e pavarur qeveritare për të ndihmuar demokracitë në zhvillim dhe vendet e varfra, ndërsa rrjeti i saj është shtrirë në mbi 100 shtete.

/tvklan.al