Një shqiptar korrier droge është arrestuar nga policia italiane duke transportuar një sasi kokaine.

Ai është 35 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Shqiptari po udhëtonte me makinë dhe u kap në hyrje të autostradës A1 në Battifolle.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij Seat Altea, policia i gjeti 512 gram kokainë të fshehur në kroskotin e mjetit dhe 12 mijë Euro cash.

Droga dhe paratë u sekuestruan, ndërsa 35-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për shitje droge.

Autoritetet italiane vazhdojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

/tvklan.al