Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga kandidati i parë për deputet Astrit Veliaj, zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Beratit. Duke u ndalur në arritjet dhe reformat e 4 viteve të mazhorancës aktuale Mediu u kërkoi të pranishmëve të votojnë numrin 16 pasi një votë për republikanët është një votë për fëmijët e tyre.

Fatmir Mediu: “Duke votuar PR, duke votuar numrin 16, keni votuar për fëmijët tuaj, keni votuar për çdo burrë dhe grua që do të vazhdojë rrugën e të ardhmes nëpërmjet punës, keni votuar për prindërit tanë, për dashurinë për ta, keni votuar për vlerat më të mira europiane, keni votuar për familjen, keni votuar për të drejtën, keni votuar për kombin, keni votuar për kthimin e pronës tek pronari i ligjshëm”.

Kreu republikan ritheksoi edhe një herë qëndrimin e forcës politike që ai përfaqëson lidhur me çështjen e pronës duke siguruar se në vitin e parë të mandatit të dytë kjo çështje do të zgjidhet përfundimisht./tvklan.al