Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka zbuluar se ka kaluar një abort të vështirë në muajin Korrik të këtij viti. Në një shkrim të publikuar në New York Times, Marke tregon se gjatë muajve të fundit ka qenë në një gjendje jo të mirë.
“Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, e dija që po humbja të dytin“, shkruan Meghan duke shtuar se dhe bashkëshorti i saj Princ Harry është lënduar shumë, por i ka qëndruar në krah.
39-vjeçarja tregoi përvojën e saj për të nxitur njerëzit që të kuptojnë se po kalohen momente të vështira nga të gjithë.
“Unë rashë në dysheme bashkë me fëmijën tim të parë. Disa orë më vonë, e pash veten në një spital dhe mbaja shtrënguar dorën e burrit tim. Humbja e një fëmije do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm”, tregon më tej ajo.
Dukesha dhe Princi Harry, prej muajsh kanë hequr dorë nga titujt mbretëror dhe po jetojnë në Kaliforni larg vëmendjes së mediave.
Tmerrin e përjetuar nga Meghan Markle sipas një studimi nga Tommy’s, e kalojnë një në 4 gra pasi shtatzëna e tyre përfundon në një abort spontan./tvklan.al