Dashuria e meksikanëve me koreanët po forcohet edhe më shumë. Dy golat e aziatikëve në fund të ndeshjes me Gjermaninë bënë të tejkalohet thjeshtë simpatia njerëzore mes këtyre popujve. Meksikanë festuan dhe falenderuan gjatë koreanët për skualifikimin e Gjermanisë pasi vetë pësuan 3 herë nga Suedia.
Por falenderimi nuk mbeti vetëm me kaq. Aeromexico, linja kombëtare meksikanë ka bërë një ofertë për të gjithë meksikanët që duan të udhëtojnë për në Seul dhe koreanët që duan të shkojnë në Meksikë. 20% për çdo pasagjer. Bileta madje, nëse blihen në këtë periudhë, ka një vlerë 1 vjeçare.
Në Angli tifozët po ekzaltohen nga paraqitja e skuadrës së tyre. Duket se kësaj radhe kanë besim se kombëtarja e tyre do të shpallet kampione bote. Një anglez ka bërë tatuazh që tani duke shpresuar që skuadra e tre luanëve të shpallet kampione.
Për të mos zhgënjyer këtë tifoz tashmë Anglisë i takon të mundë Kolumbinë, më pas Suedinë ose Zvicrën, të kalojë Spanjën ose Kroacinë dhe në fund më shumë mundësi të fitojë me Brazilin.
Tv Klan