Ministria e Brendshme dhe Federata Shqiptare e Futbollit nënshkruan një memorandum bashkëpunimi kundër dhunës në stadiume dhe trukimit të ndeshjeve në kampionatin shqiptar. Pas firmosjes së marrëveshjes, ministri i Brendshëm tha se synohet të adresohen problematikat që hasen në ndeshjet e futbollit vendas.
Ndërsa presidenti i FSHF-së Armando Duka tha se memorandumi ka si qëllim ofrimin e një ambienti akoma më të kulturuar në stadium duke afruar të gjithë sportdashësit e çdo moshe dhe çdo gjinie.
Bashkëpunimi mes dy institucioneve vjen pak ditë para nisjes së kampionatit evropian në Gjermani, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë për sigurinë edhe policia shqiptare.
Klan News