Nëse energjia përreth ju duket e çuditshme, nuk është faji juaj por i Mërkurit që është srish në prapavijë. Kjo lëvizje planetare njihet për kaosin, sidomos kur bëhet fjalë për udhëtimet, teknologjinë dhe komunikimin.
Disa shenja do ta ndiejnë ndikimin më shumë se sa të tjerat, kështu që nëse në hartën astrologjike keni një prej tre më të ndikuarave, përgatituni për disa turbulenca. Tre prej shenjave do të duhen të përballen me disa probleme derisa planeti të kthehet sërish në të drejtë më 26 prill.
Dashi
Si një shenjë që ndërmerr iniciativa, mund ta ndiejë energjinë për të bërë disa ndryshime gjatë kësaj periudhe. Me pasiguritë e shumta që ndieni, ndoshta do ju duhet të hidhni një hap pas dhe të planifikoni lëvizjen e radhës përpara se të veproni. Ka shumë presion dhe shuumë zbulime të bukura mund të nisin, por duhet të kuptojë se mbjellja dhe korrja ndodhin në stinë të ndryshme. Tani s’mund të ndodhë gjithçka sepse gjërat duan kohë që të shpalosen ndaj pritja dhe durimi janë leksionet që duhet të marrë shenja e Dashit. Gjithashtu kjo shenjë mund të ndiejë shqetësime lidhur me dashurinë, karrierën apo traumat por gjithçka do të kthehet në normalitet shumë shpejt, mjaft që të ruani ritmin dhe t’i besoni procesit.
Demi
Mërkuri ndodhet në shtëpinë e së pandërgjegjshmes dhe mos u habisni nëse ndieni pendesë. Në horizont shfaqen mundësi të reja dhe duke qenë se ju pëlqen rehatia, mund ta keni të vështirë përshtatjen. Megjithatë, është e rëndësishme që të përqafoni çfarë do ju vijë në javët në vijim pasi sfidat do ju bëjnë më të fortë.
Peshqit
Mërkuri ndodhet në shtëpinë e dytë që prek pasurinë dhe të miral materiale ndaj Peshqit mund të ndihen disi të shqetësuar se po i humbasin. Në vend që të fokusoheni te negativiteti, ndërmerrni hapa për të përmirësuar situatën. Spastroni sendet e ish-it, kërkoni një punë më të paguar apo hapni një llogari kursimi./tvklan.al