Leonard Hide akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishtë shef i krimeve në Gjirokastër
Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide u paraqit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është marrë i pandehur, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Çështja në ngarkim të tij ka ardhur nga Gjykata e Gjirokastrës. Sipas hetimeve Hide në kohën kur ushtronte detyrën e Shefit të Krimeve në policinë e Gjirokastrës, dyshohet se së bashku me disa policë të tjerë kanë lejuar kultivimin e kanabisit dhe nuk kanë marrë masat për asgjësimin e tij.
Hetimet për këtë çështje u kryen nga prokuroria e Gjirokastrës e cila e mori Leonard Hiden të pandehur për “shpërdorim detyre”. Kur Hide u bë kryebashkiak çështja i kaloi SPAK si subjekt i posaçëm. Seanca u shty për shkak se Gjykata i kërkoi SPAK-ut opinion në lidhje me ketë çështje, nëse Hide duhet gjykuar nga GJKKO. Pas daljes nga dyert e gjykatës Kryebashkiaku u shpreh se nuk kishte dijeni për hetimin.
“Jo nuk kam qenë në dijeni. Për shpërdorim detyre(akuzohet).”
Mbrojta pretendon se veprën penale të dyshuar Hide e ka kryer kur nuk ishte kryebashkiak dhe përrrjedhojë nuk mund të hetohet dhe gjykohet nga Gjykata e posaçme. Leonard Hide u shpreh se është i gatshëm të japë edhe dorëheqjen në rast se do të kërkohet.
Klan News