Ylli i futbollit Lionel Messi dhe gruaja e tij Antonela Roccuzzo shijuan fundjavën në Miami bashkë me familjen e Luis Suarez. Edhe pse Messi ka pësuar një dëmtim gjatë Kupës së Amerikës, kjo gjë nuk e ka ndaluar kapitenin e Argjentinës të argëtohet me familjen dhe shokun e tij të ngushtë.

Ishte Antonela e cila ndau një sërë fotosh në Instagram nga udhëtimi i tyre me varkë, ku shihej edhe gruaja e Suarez Sofia bashkë me një çift tjetër. Edhe Suarez duket se po qetësohet pas ndeshjes së vështirë të Uruguay me Kolumbinë. Sigurisht, ndjekësit komentuan pozitivisht faktin që Messi e Suarez ruajnë kaq mirë shoqërinë e tyre, por ajo që ka rrëmbyer vëmendjen më së shumti është Antonela me “pozat e saj të nxehta”.

/tvklan.al