Lionel Messi nuk është i sigurt nëse do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 për shkak të moshës.
Ylli argjentinas, i cili e fitoi botërorin Katar 2022 do të jetë 39 vjeç gjatë turneut të 2026-ës që do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Por kapiteni i albiçelesteve është ende i vendosur të drejtojë vendin e tij në Kupën e Amerikës Latine këtë verë, ku synimi është që të mbrojnë titullin e fituar në 2021.
Nisja e sezonit tek Inter Miami ka qenë e mirë për Mesin, që në 15 takime ka shënuar 14 gola.
Por përtej këtij kompeticoni, sulmuesi nuk e di se çfarë e ardhmja do të rezervojë për të.
Lionel Messi, kapiten i Argjentinës: Kupa e Botës 2026? Varet se si do të ndihem, se si jam fizikisht dhe të jem realist me veten dhe të di nëse jam i aftë të luaj mirë dhe të ndihmoj kolegët e mi. Ka ngelur edhe ca kohë e unë nuk e di se si do të jem në atë moment. Edhe mosha është një realitet që ekziston, edhe pse thjesht numër. Por ndeshjet që unë do të luaj nuk janë të njëjta me ato që kam luajtur kur kam qenë në Evropë, që ishin çdo tre ditë.
Edhe pse po i afrohet moshës 37-vjeçare, Mesi vazhdon që të shkruajë emrin e tij në librat e historisë me Inter Miami.
Javën e kaluar, tetë herë fituesi i Topit të Artë u bë futbollisti më i shpejtë që ka kontribuar me asiste dhe pasime në 25 gola këtë.
Klan News