Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes në postimi në “Facebook” për marrëveshjen Kosovë-Serbi në prani të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy palëve.

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump! Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!”, tha Meta. /tvklan.al