Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryeministri Meta gjatë një vizite njëditore në Gjermani, ka takuar zëvendës kancelarin dhe ministrin e jashtëm gjerman Joshka Fisher. Fisher ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë për zgjidhjet në rajon, duke e lidhur me këtë pozicion besimin dhe simpatinë e partnerëve europian.

 “Ne mbështesim kryeministrin Meta dhe qeverinë që ai drejton, për politikën e ndjekur në zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe për qëndrimet evropiane në rajon, për zhvillimet në Maqedoni dhe bashkëpunimin me qeverinë e Beogradit”, u shpreh ai.

Ministri i jashtëm gjerman Fisher, ka premtuar mbështetjen e plotë të Gjermanisë, në drejtim të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego