Ministrat e Jashtëm të vendeve të Europës Juglindore në deklaratën e përbashkët të takimit kanë përshëndetur rivendosjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë si dhe atmosferën miqësore që duhet të pasohet nga bashkëpunimi i dy palëve në të gjitha fushat. Në këtë deklaratë është cilësuar si prioritare për të gjitha vendet pjesëmarrëse integrimi europian dhe euroatlantik. Ministrat e Jashtëm kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal ndaj krimit të organizuar trafiqeve ilegale.

Ata kanë rënë dakort të bëhen të gjitha përpjekjet për shoqërimin e këtyre vendeve në mentalitetin nacionalist. Kështu në deklaratën e përbashkët dënohet ekstremizmi dhe dhuna nga kudo që vjen, respektohet sovraniteti në Maqedoni dhe mbështetet qeveria e re e krijuar atje. Ministrat e Jashtëm rajonalë kanë nënvizuar normalizimin e situatës në Kosovë dhe rëndësinë e përfshirjes së shqiptarëve në Serbinë e jugut me shumicën serbe atje./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego