Përpara se të shpallë vendimin për pezullimin e përkohshëm nga detyra të shefit të qarkullimit Krenar Ahmetaj, gjyqtarja Majlinda Doga është njohur dhe e shkresën zyrtare që ministri i Brendshëm Bujar Nishani kishte deleguar në zyrën e gjyqtares. Në këtë letër thuhet shprehimisht, se pezullimi i tij nga detyra do ë dëmtonte rënde efektivitetin dhe efiçencën e punës së policore që Ahmetaj drejton.
Ministri Nishani ka përmbledhur në dy faqe arritjet e punës së Ahmetit gjatë mbajtjes në detyrë të shefit të Qarkullimit Rrugor. Shkresa e ministrit Nishani e ka vënë në pikëpyetje argumentimin e palës së akuzës, e cila kërkoi në këtë seancë një masë ekstreme për Krenar Ahmetajn.
Në prokurori që nga mesi i muajit maj ishin regjistruar 2 kallëzime penale në emër të shefit të qarkullimit. Ahmetaj e ka apeluar vendimin e shkallës së Parë duke pretenduar se ka zbatuar vetëm detyrën./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Klodian Keçi